• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANAIRI I LIBRIT 2018/ Misteret dhe guximi i gruas më të bukur shqiptare në romanin ”Sarah” i Pezës, një nga më të kërkuarit nga lexuesi
Home
Libri

PANAIRI I LIBRIT 2018/ Misteret dhe guximi i gruas më të bukur shqiptare në romanin ”Sarah” i Pezës, një nga më të kërkuarit nga lexuesi

17 November, 2018 Isa.Autor Libri

Romani ”Sarah” i publicistit Alfred Peza vjen sërish në panairin e librit ”Tirana 2018” si një sukses dhe kërkesë e lartë nga lexuesi.

I botuar një vit më parë , ”Sarah” është një roman për një grua të guximshme, e cila pa marrë parasysh sfidat, thashethemet, epitetet, gjykimet vazhdon të qëndrojë në këmbë mu ashtu siç ishte, pa ndryshuar aspak.

Takimet e fshehta, planet, shakatë, skena e dashurisë, bisedat nga temat më madhore deri tek ato më personalet të bën të kuptosh rilindjen shpirtërore që pati një burrë shtetas për hir të një gruaje. Ajo do të jetë mishërimi i çdo gruaje shqiptare, liria të cilën e ëndërronin, qendra e xhelozisë dhe thashethemeve, njëherësh edhe pika e zezë, pika ku do të fillonte lufta e armiqve të Zogut.

Ajo duhej të damkosej me emërtimin e dënuar, kështu një martesë e mundshme mes mbretit dhe Sarës, martesë që do ta çonte Shqipërinë kah perëndimi do të kishte në mes një gur mjaft problematik.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare publicisti Alfred Peza u shpreh se, ”një nga lajmet e mira që kam marr nga ky panair është se romani im ”Sarah” vazhdon të jetë një nga librat më të kërkuar nga lexuesi. Kjo tregon se libri e kaloi jo vetëm provën e mediatizimit të panairit të kaluar por ka arritur që të jap efekte dhe në këtë panair duke më surprizuar me kërkesën dhe debatin që vazhdon të krijoj te lexuesit”.

”Elementi i suksesit te ky libër është që shqiptarët po kuptojnë nëpërmjet një historie të vërtetë siç është ajo e gruas më të bukur shqiptare të shek XX Sarah Blloshmit dhe një nga politikanët më me ndikim në historinë e Shqipërisë të shekullit të kaluar Ahmet Zogu”, tha Peza.

Publicisti shprehet se ”projekti i europianizimit të Shqipërisë nuk është një projekt i tanishëm por është një projekt 100 vjeçar shqiptar i bërë nga shoqëria shqiptare dhe nga elita kulturore shqiptare. Ndoshta pikërisht kjo fabul e emancipimit dhe identitet shqiptar perëndimor është ajo çfarë e bën këtë libër të vazhdoj të tërheqë lexuesin”.

”Ajo që unë dalloj në këtë panair është që nuk janë pakësuar lexuesit e mirë ç’ka do të thotë që ne e kemi bërthamën solide si shoqëri të lexuesit elitar. Ne na duhet që kjo mënyrë jetese ose qasje ndaj kulturës, të vijë edhe tek të rinjtë, tek nxënësit sepse libri të pasuron shpirtin dhe mendjen dhe nuk ka investim më të madh dhe më të sigurt për një komb sesa pasuria shpirtërore”, përfundoi publicisti Alfred Peza.

Misteret dhe guximi i gruas më të bukur shqiptare në romanin ”Sarah” i Pezës, një nga më të kërkuarit nga lexuesi

Misteret dhe guximi i gruas më të bukur shqiptare në romanin ”Sarah” i Pezës, një nga më të kërkuarit nga lexuesihttps://ata.gov.al/2018/11/17/misteret-dhe-guximi-i-gruas-me-te-bukur-shqiptare-ne-romanin-sarah-i-pezes-nje-nga-me-te-kerkuarit-nga-lexuesi/I botuar një vit më parë , ”Sarah” është një roman për një grua të guximshme, e cila pa marrë parasysh sfidat, thashethemet, epitetet, gjykimet vazhdon të qëndrojë në këmbë mu ashtu siç ishte, pa ndryshuar aspak. Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare publicisti Alfred Peza u shpreh se, ”një nga lajmet e mira që kam marr nga ky panair është se romani im ”Sarah” vazhdon të jetë një nga librat më të kërkuar nga lexuesi. Kjo tregon se libri e kaloi jo vetëm provën e mediatizimit të panairit të kaluar por ka arritur që të jap efekte dhe në këtë panair duke më surprizuar me kërkesën dhe debatin që vazhdon të krijoj te lexuesit”.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Samstag, 17. November 2018

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Arrestohen në flagrancë 9 persona, 5 doganierë. Akuzohen se … (EMRAT)
Previous article LIGA E KOMBEVE/ Koha e verdikteve: Finalet, kush ngjitet e kush zbret një ligë më poshtë

Isa.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT