Një nga vizitoret e shumta të stendës së UET-Press në Panairin e Librit ka qenë edhe gazetarja Iva Tiço. Ajo ka rrëfyer në median sociale se ka blerë librin e Vera Bekteshit, një botim autobiografik i Mapo Edition.
Gazetarja tregon se përse mezi pret që të lexojë këtë libër.
“Për Vera Bekteshin kisha dëgjuar shumë vite para se ta takoja, si një nga bukuritë legjendare të Tiranës. Po ashtu edhe për historinë e saj, nga jetesa në Bllok, në vitet e vështira në internim dhe kthimin në një Tiranë kaq të ndryshme nga ajo që e kishin dëbuar…
Një histori si një roman, që kam pasur fatin ta njoh pjesërisht nga tregimet e saj në këto dy vitet e fundit, kur e kam takuar në disa tryeza të këndshme miqësore…
Tashmë të gjitha të përmbledhura në një libër, “Vila me tri porta”, që gjendet në Panair në stendën e UET (ku nuk mungon edhe Vera, që spikat edhe për bukurinë fizike, një libër që mezi po pres ta lexoj jo dhe aq për bujën që bëjnë historitë e ish-Bllokut, por për historinë e qendresës në kampet e internimit, një nga pak dëshmitë letrare shqiptare për aq shumë jetë dhe fate të çuara dëm e që libra të tillë na i sjellin me gjithë fuqinë e rrëfimit në vetë të parë,” shkruan