• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PANAIRI I LIBRIT 2018/ Fituesit: Çmimi i karrierës shkon për Kim Mehmetin me romanin “Pusi”
Home
Libri

PANAIRI I LIBRIT 2018/ Fituesit: Çmimi i karrierës shkon për Kim Mehmetin me romanin “Pusi”

17 November, 2018 Isa.Autor Libri

Në Panairin e 21 të Librit “Tirana 2018”, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, janë ndarë çmimet e letërsisë. Për përzgjedhjen e çmimeve janë lexuar në total 131 vepra, në të cilat 50 për qind janë autorë shqiptarë dhe 50 për qind autorë të huaj.

Çmimi i karrierës ka shkuar për shkrimtarin Kim Mehmetin, për romanin e tij “Pusi”. Çmimi i krijimtarisë më të mirë të vitit ka shkuar për Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”, ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë, Donika Omarit për romanin “Nga ana e princeshës së vdekur”.

Sa i takon çmimit inkurajues, ai është marrë nga dy shkrimtare, Iva Nikolli dhe  Flogerta Krypi, respektivisht me veprat “Vetëm për ty” dhe “Gjithçka rreth asgjësë”. Poeti Zef Skiro Di Maxho sakaq ka fituar çmimin special për “Poema Arbëreshe”. Kurse çmimin për shqipërim të veprës e ka fituar Ilia Lëngu, për përkthimin nga frengjishtja të veprës frënge “Të drejtët” nga Albert Camy.

Panairi i Librit është çelur paraditen e së mërkurës, ku janë ekspozuar rreth 200 tituj të rinj nga 100 ente botuese. Në edicionin e 21-të të Panairit nuk mungojnë edhe qindra tituj të zgjedhur të ribotuar nga letërsia shqipe dhe ajo botërore. Panairi i Librit konsiderohet nga botuesit dhe studiuesit si mundësinë më të mirë për të takuar lexuesin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGA E KOMBEVE/ Koha e verdikteve: Finalet, kush ngjitet e kush zbret një ligë më poshtë
Previous article NDESHJA NË LORO BORICI/ Cana për mediat skoceze: Nuk jemi në formën më të mirë sepse…

Isa.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT