Katër ditë më parë, “Panairi i Librit 2018” hapi separin e tij duke sjellë edhe për këtë vitë autorë të rinj e të vjetër me botime gjithnjë e më shumë cilësore.
Sot, ditë e diel, panairi është në ditën e fundit të tijin dhe duket se “dyndja” e qytetarëve ka ardhur gjithnjë e në rritje.
Prej mëngjesit, fluksi ka qënë i madh e duket se do të vijojë edhe gjatë orëve të mbazdites.
Siç shkruan edhe gazetari Alfred Peza, i cili në panair vjen me “Sarah”, një nga romanet më të kërkuara edhe këtë vit: “Nuk është asnjëherë vonë për të bërë gjëra të mira. Ndaj është e mirëkuptueshme në Panairin e Librit, kultura e të lënit të blerjeve, për në ditën e fundit!”
/AlpeNews.al





