Së shpejti, me datë 19 maj, në Tiranë vjen një aktivitet vërtet interesant i quajtur “Panairi i Kafshëve Shtëpiake”, që organizohet nga Green Line Albania, në bashkpunim me Agjensinë e Parqeve dhe Rekreacionit, të Bashkisë Tiranë.
Edicioni i 3-të i “Panairit të Kafshëve Shtëpiake” ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve në lidhje me kujdesin ndaj kafshëve shtëpiake dhe evitimin e braktisjes së tyre, por jo vetëm.
Aktiviteti do jetë gjithashtu zbavitës dhe argëtues.
Ky aktivitet do të mbledhë së bashku organizatat e ndryshme, aktvistët e shquar për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, profesionistë, subjekte private, individë e dashamirës që kanë interes dhe janë pjesë aktive në çështjet e mirëqënies së kafshëve.
“Peet Fair—Panairi i Kafshëve Shtpiake” do të startojë në orën 10:00 deri në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në Kopshtin Zoloogjik .
Mendoni se Qeni Juaj është Më i Zgjuari, Më i Bukuri dhe me Veshjen më Trendy në qytet?
Atëherë aplikoni për t’a rregjistruar në konkursin që do të zhvillohet më 19 maj, ku vlerësimi do të bëhet nga një juri e pavarur dhe profesionale. Gjithçka rreth eventit e gjeni në faqen www.facebook.com/PetFairAlbania/
“Pet Fair – Panairin e Kafshëve Shtëpiake” është një aktivitet unik dhe interesant, i cili vjen çdo pranverë.
Ju sjellim disa foto të Panairit të Kafshëve Shtëpake në dy edicionet e kaluara.








/ AlpeNews.al



