Sot në mjaft media në vend është diskutuar mbi dorën e fashuar të Presidentit Bajram Begaj, pasi ka dalë në foto me homologun e tij të Azerbaxhanit, Ilham Aliyev. Një pjesë të mediave apo gaztarëve pranë foltores dhe PL-së, kanë nisur ironizimet, falë edhe mos shpërndarjes së një deklarate zyrtare mbi shëndetin e kreut të shtetit. Ndërkaq, nga burime në Presidencë mësohet se Prsidenti Bajram Begaj ka kryer një ndërhyrje në tendinë, pasi kishte krijuar një problem në lëvizjen e dorës.
Në fakt, publikimi i buletineve mjeksore mbi shëndetin e zyrtarëve të shtetit, është një procedurë krejt normale në vendet perëndimore. Por në Shqipëri, ende kjo kulturë nuk është bërë institucionale dhe rastet e problmeve shëndetësore të qeveritarëve, deputtëve apo edhe zyrtarëve të lartë mbeten misterioze dhe më pas u lihet rrugë e hapur për spekulime.


