• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Zbulohen 30 kallëpe me C-4, celulare për t’u lidhur me mina, arrestohen 2 persona në Lezhë
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Zbulohen 30 kallëpe me C-4, celulare për t’u lidhur me mina, arrestohen 2 persona në Lezhë

24 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi akuzohen për trafikim të lëndëve eksplozive.

Në kuadër të operacionit të koduar Pllana është bërë i mundur ndalimi i shtetasve me iniciale A. M., 42 vjeç, banues në Durrës dhe I. L., 46 vjeç, banues në Dibër të cilëve në makinën që po udhëtonin u është gjetur lëndë eksplozive.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Pllana”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Lezhë.

Sekuestrohen 30 kallëpe me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, dhe një automjet.

Vihen në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve eksplozive, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas që po qarkullonin me mjet nga Miloti në drejtim të Shkodrës, dyshohej se po transportonin lëndë eksplozive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Pllana”.

Në kuadër të këtij operacioni, në aksin e vjetër Milot-Lezhë, në fshatin Pllanë, shërbimet e Policisë kanë identifikuar mjetin e dyshuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin I. L., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 42 vjeç, banues në Durrës dhe I. L., 46 vjeç, banues në Dibër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË HERO I VËRTETË"/ Serbët krenohen me shqiptarin që shpëtoi 6 turistë nga flakët
Previous article E KAPI GRUAN ME DIKË TJETËR NË MAKINË/ Burri i "tërbuar" nga xhelozia merr shkopin dhe... (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT