Pamjet që shihni vijnë nga qendra e Fierit, atje ku është gjetur e braktisur një valixhe. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë sinjalizuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.
Pasi vendosi perimetrin e sigurisë në zonë, nisi këqyrja e valixhes, ndërkohë që do të duhet ndërhyrja e forcave xheniere për ta hapur atë.


