Pas dhunës së ushtruar mbrëmë ndaj policisë dhe urinimit në hapësira publike, ata kanë përsëritur gjestin jo etik.
Edhe pse Bashkia e Tiranës u kujdes që ditën e sotme të shtonte kapacitetin e tualeteve publike, tifozët holandez janë fotografuar duke urinuar pranë instilacionit “Reja”, në hapësirën e Galerisë së Arteve.

Ndërkohë gjatë ditës tifozët e Feynoord janë parë duke konsumuar dhe sasi të mëdha alkooli, kryesisht birra në zonën e Pedonales ku gjendet “Fan Zone” e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri