Java ka nisur me tensione në veri të Kosovës. Qytetarët serbë janë mbledhur para komunave këtë mëngjes për të penguar hyrjen e e drejtuesve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës.
Për pasojë atje ka prezencë të shtuar nës KFOR-it dhe policisë së Kosovës, ndërsa në Zveçan policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Mediet në Kosovë raportojnë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje është filmuar teksa futet në komunën e Leposaviqit bashkë me kryetarin e kësaj komune.