• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Situatë e rënduar e trafikut në segmentin rrugor Tuneli i Krrabës–Rrethrrotullimi i Bradasheshit
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Situatë e rënduar e trafikut në segmentin rrugor Tuneli i Krrabës–Rrethrrotullimi i Bradasheshit

19 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në segmentin rrugor që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan është krijuar një situatë tejet e rënduar për shkak të trafikut të dendur dhe fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve, veçanërisht në drejtim të Juglindjes së vendit.

Ky segment strategjik i cili shërben si nyje kyçe për qarkullimin drejt qyteteve si Elbasani, Pogradeci, Korça dhe më tej, po përballet me ngarkesë të madhe lëvizjeje duke krijuar vonesa të ndjeshme  në lëvizje dhe vështirësi për drejtuesit e mjeteve.

Policia Rrugore e Elbasanit është e pranishme në terren dhe po bën gjithçka të mundur për disiplinimin e qarkullimit dhe lehtësimin e lëvizjes. Patrullat janë vendosur në pika kyçe përgjatë këtij aksi, ndërkohë që janë marrë masa shtesë për orientimin e trafikut dhe për shmangien e bllokimeve.

Megjithatë, për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm, veçanërisht gjatë orëve të pikut dhe fundjavave, qarkullimi në këtë segment vazhdon të jetë i ngadalësuar dhe në disa raste, i bllokuar për periudha të shkurtra kohore.Fluksi i shtuar lidhet kryesisht me lëvizjen e qytetarëve drejt zonave turistike të Juglindjes, si dhe kthimin e emigrantëve për festat dhe pushimet pranverore. Kjo ka sjellë ngarkesë të papërballueshme për infrastrukturën ekzistuese, e cila në disa segmente nuk i përgjigjet volumit të lartë të automjeteve.

Autoritetet bëjnë apel për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, si dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme në oraret me trafik të dendur.

VIDEO

Po ashtu, rekomandohet përdorimi i rrugëve alternative, aty ku është e mundur, për të lehtësuar presionin mbi këtë segment të mbingarkuar.Situata në segmentin Tuneli i Krrabës – Bradashesh mbetet shqetësuesedhe kërkon ndërhyrje të koordinuar dhe plane afatgjata për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe menaxhimin më efikas të trafikut, veçanërisht në periudhat me ngarkesë të shtuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE! Aksident në Shkodër, e moshuara përplas për vdekje me makinë kalimtaren
Previous article ATENTATI NË TIRANË/ 2 autorët u gjurmuan deri në fshatrat e Elbasanit, por më pas u ‘zhdukën’! Hetohet edhe pista e hakmarrjes për fajde...

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT