Përgjatë akdit rrugor Fier- Patos në një biznes privat ndodhen disa cisterna, të cilat dyshohen se rrjedhin acid klorik.
Në total ndodhen 8 cisterna ku përmbajnë 800 litra acid klorik, ku njëra prej tyre është problematike e cila rrjedhje në formë lëngu në zonën e saraqineskës.
Burimet për Alpenews.al bëjnë me dije se institucionet përkatëse, policia dhe Inspektimi i mjedisit po ndjekin nga afër situatën.
Njoftimi zyrtar:
Institucioni i Prefektit të Qarkut Fier, ditën e sotme dt. 17.04.2021 rreth orës 11:20 është njoftuar nga shërbimi i MZSH bashkia Patos se në aksin rrugor Fier – Patos ( kthesa e Patosit) në ambjentet e jashtme të një subjekti privat nga një depozit me sasi 800 litra ka rrjedheje të një lënde në form të lëngshme, pa ngjyrë që dyshohet se është acid kloridrik. Në koordinim me Prefektin, në vendin e ngjarjes shkuan menjëher forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Inspektoriati i Mjedisit Fier dhe shërbimi i MZSH-së bashkisë Patos, pas konstatimit të situatës së me sipërme bëjne me dije se nga ana e tyre është ë pamundur që të ndërhyet për bllokimin e rrjedhjes pasi kërkohen mjete specifike dhe specialist të fushës përkatse ( kimisë).










