Një makinë ka shpërthyer orët e para të mëngjesit në Shkodër. Mjetit, që ishte i parkuar pranë teatrit ‘Migjeni’, është hedhur molotov.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:20 të mëngjesit të sotëm, 23 shkurt. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, policia ka rrethuar menjëherë zonën, ndërsa molotovi i është hedhur një makine tip ‘Audi’ të bardhë me targa AB 743 KO, e cila pas shpërthimit ka pësuar dëme të shumta. Mjeti rezulton në pronësi të 40-vjeçarit Bledar Freskina.
VIDEO
Burime bëjnë me dije se makina është në pronësi të një pronari lokali në afërsi. Në pamjet e kamerave shfaqet autori, i maskuar, që afrohet dhe i vë flakën një shisheje me benzinë në formë molotovi, e hedh dhe largohet, por më pas makina edhe ka shpërthyer.


