Pamjet të tjera janë bërë publike, nga tragjedia e madhe që përfshiu Greqinë, teksa zona e Atikës në Athinë u shkrumbua në vetëm pak orë.
Më poshtë shihen sesi kanë mundur të shpëtohen banorët që arritën të shkëputën nga flakët dhe të zbresin poshtë në bregdet.
Në video shihet sesi policët që ndihmojnë njerëzit të hipinin në gomone, ndërkohë që ka dhjetëra të tilla, kërkojnë që në fillim të hipën të moshuarit, gratë shtatzënë dhe fëmijët.
“A ka gra shtatzëna”, dëgjohet një prej oficerëve që përpiqet që të marrë me radhë personat më të dëmtuar dhe më në nevojë për t’i transportuar për në vend të sigurta.
Edhe në këto momente numri i personave të shpallur të humbur është shumë i lartë, ndërsa viktimat raportohet mbi 60, e ndërsa të lënduarit mbi 160.
{“videoid”:”1532442097137″,”type”:1,”ratio”:0.75}


