Pamje të frikshme vijnë nga fshati Kashnjet i Lezhës, ku si pasojë e motit të keq është shembur rruga që lidh këtë fshat me qytetin.
Aksi rrugor në territor malor e bën të pamundur lidhjen e një zone të madhe me Lezhën. Siç shihet edhe ne pamje rruga është ndarë në dysh, ndërsa një pjesë e saj ka rrëshqitur.
Ndërkohë, duke marrë parasysh situatën në fjalë, autoritetet kanë ndaluar qarkullimin. Ende nuk dihet si do bëhet zgjidhja, pasi zona e izoluar është një territor i madh.


