Të rinjtë që drejtojnë makina të shtrenjta dhe lëvizin me shpejtësi në autostradë apo rrugët e brendshme të qyteteve, janë kthyer në një problem serioz për qytetarët së pari, por dhe për vetë Policinë.
Së fundmi, faqa “Aksidente rrugore” ka publikuar një video nga autostrada Tiranë-Durrës. Në makinë shihet një i ri i cili i ka vendosur të dyja këmbët mbi timon dhe ecën me shpejtësi 120 km/h. Muzika nuk mund të mungojë dhe është në “kupë të qiellit”.
Pa e vrarë mendjen se mund të shkaktojë ndonjë aksident dhe rrezikon përdoruesit e tjerë të rrugës, i riu filmon veten dhe “gjithë” krenari e ndan videon në rrjetet sociale.