Një automjet është shkrumbuar gjatë natës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Plazhit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar pamjet për BalkanWeb nga vendi i ngjarjes, ku shihet se asgjë nuk ka mbetur nga makina.
Nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e zjarrit, ndërkohë që mësohet se policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.


