Pamjet teksa presidenti turk godet me shuplakë një fëmijë të vogël që nuk i puthte dorën kanë shkaktuar bujë në rrjetet sociale. Gjatë një ceremonie për shtëpitë e rindërtuara në provincën veriore të Rizës, si pjesë e transformimit urban, pas fjalimit Erdogan u dorëzoi çelësat pronarëve të shtëpive.
Dy fëmijë të një familjeje dolën në skenë para prindërve të tyre. Erdogan u zgjati dorën fëmijëve për t’ia puthur
Djali i vogël ndaloi për disa sekonda dhe vetëm ia nguli sytë presidentit, i cili e goditi me shuplakë. Fëmija pasi u shpjegua ia puthi dorën Erdoganit.


