Vrap, nxitim, kamera, fotografë e deri edhe tek lot gëzimi.
Në momentin e parë që sheh këtë video, me siguri gjithkush mendon se diçka e madhe po ndodh në sheshin e Shkodrës. Ndoshta një lider apo kengetar me fame botërore sapo ka mbërritur dhe qyteti “gumëzhin” prej kureshtjes.
Por jo. Behet fjale per vajtjen në teater (si piketakimi) të disa prej ish konkurentëve të emisionit “Perputhen”.
Me të drejtë, irritimi që keto pamje kanë shkaktuar në rrjet është i madh. (Lexo ketu)
Kjo pasi nuk bëhet fjalë vetëm për rastin e sotem, por për disa qytete te tjera që siç shkruhet në njoftim do vijojne edhe të shtohen ditë pas dite.
Në thelb, nuk ndodh asgjë interesante. Qytetarët që duan shkojnë e takojne konkurentët dhe ndoshta dikush që eshte i interesuar për famën (se për lidhje dashurie nuk ishin as ato te edicionit të parë e të dytë), mund të bëhet pjesë e programit.
Në videon vihen re edhe te rinj e të reja që bejne foto me ta por edhe që kerkojne autografe. Se për çfarë, e se përse e dinë vetëm ata.
Sa për protagonistët, ata vijojne të jetojnë kulmin e karrierës së tyre, pasi u lidhen, u ndanë, u shanë e u lidhën prapë.
Sepse kaq e thjeshtë është të bëhesh “VIP” në Shqipëri…
E për aq kohë sa audienca lë çdo punë për ti “prekur” nga afër, ç’faj kanë ata?!
AlpeNews.al