• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E BOTËS/ Trazirat në Kapitol dhe zaptimi i institucioneve
Home
Nderkombetare

PAMJET QË PO BËJNË XHIRON E BOTËS/ Trazirat në Kapitol dhe zaptimi i institucioneve

7 January, 2021 F.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Ndërsa mbështetës të Donald Trump arritën që të hyjnë brenda në Kapitol për pak momente dhe shkaktuan trazira, fotografë nga mediat botërore kanë gjetur rastin të fotografojnë çaste të jashtëzakonshme.

Hera e fundit që u “pushtuan” ndërtesat qeveritare në Uashington ishte në vitin 1814 dhe ‘pushtuesit’ ishin ushtarë britanikë, shkruan BBC. Por, në 2021 një mbështetës i Trump, që mban flamurin e Konfederatës, po ecën lirshëm nëpër sallat afër hyrjes së Senatit, duke hasur pak rezistencë.

Konfederata ishte grupi i shteteve jugore që luftuan për të mbajtur skllavërinë gjatë Luftës Civile Amerikane. Në këtë foto, pikturat në vaj të figurave politike në sfond theksojnë këtë imazh të së kaluarës.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ka pasur thirrje të reja që flamuri i Konfederatës të ndalohet në të gjithë SH.B.A-të pas protestave anti-racizëm të shkaktuara nga vrasja policore e George Floyd, një njeri me ngjyrë. Mirëpo, Trump tha se flamuri duhet të mbahet, duke respektuar “lirinë amerikane”.

Një burrë tjetër, i identifikuar si Jake Angeli, një mbështetës i flaktë i Trump që ka marrë pjesë në një numër tubimesh të presidentit, bërtet ndërsa po dilte drejt Dhomës së Senatit.

Veshjet e tij të ndryshme e veçuan atë nga protestuesit e tjerë të veshur me kapuçë të zinj. Këta aktivistë të Trump qëndrojnë duke bërë selfie, por ai ka ardhur qartë këtu për t’u fotografuar nga të tjerët.

Mungesa e dukshme e një pranie të sigurisë është në kontrast të ashpër me protestat e tjera të Uashingtonit, ku ekziston një prani shumë e dukshme e forcave të sigurisë të armatosura rëndë, që mbrojnë institucionet e SHBA.

Një tjetër mbështetës i Trump, i identifikuar si Richard Barnett, ulet me një çizme pa shfaqur respekt për institucionin, në një tavolinë që është në qendër të pushtetit në Kongres. Ai është në zyrën e Kryetares së Dhomës Nancy Pelosi.

Barnett shfaqet me kapelën e tij të bejsbollit dhe veshur me këmishë. Imazhi u bë viral, ashtu si fotografitë e shënimeve që ai dhe të tjerët lanë në tryezën e zonjës Pelosi. Shumë komentatorë pyetën nëse po shikonin një grusht shteti, ndërsa dyert ishin barrikaduar dhe armët e zjarrit ishin të markuara. Skenat ngjanin me filmat e Hollivudit në disa raste.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden bëri një fjalim të pasionuar televiziv duke përshkruar skenat si “një sulm ndaj demokracisë” – e ndoshta kjo foto tronditëse përmbledh atë që ai donte të thoshte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Nancy Pelosi, thirrje për shkarkimin e menjëhershëm të Trump përmes Amendamentit të 25-të
Previous article NUK PO AKTIVIZOHET NË POZICIONIN E TIJ/ Ylli i Chelsea-t i mërzitur me trajnerin Lampard, mendon lëvizjen drejt Italisë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur Aktualitet

EKSTRADOHET NGA BRAZILI ARTEF LEKA/ I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT