• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus
Home
Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

3 July, 2026 s.autor Jetë

Dy shtetas rusë, të njohur për ngjitjet e rrezikshme në ndërtesa të larta, u arrestuan në New York pasi realizuan një propozim martese spektakolar në majën e kullës ikonike Empire State Building.

Angela Nikolau, 33 vjeçe, dhe Ivan Kuznetsov, 32 vjeç, të veshur me rroba të zeza, u ngjitën deri në majën e ndërtesës, ku shpalosën një banderolë me mesazhin:

Kur fuqia e dashurisë mposht dashurinë për pushtetin, bota njeh paqen!
VIDEO

Më pas ata u puthën!!

Aventura e tyre zgjati pak, pasi policia i arrestoi menjëherë pas zbritjes. Sipas mediave amerikane, të enjten ata dolën para gjykatës dhe u përballën me një sërë akuzash, mes tyre rrezikim i jetës, hyrje e paligjshme, dëmtim prone, prishje e rendit publik dhe posedim mjetesh për hyrje me forcë.

Çifti jeton në New Jersey dhe njihet në rrjetet sociale si pjesë e komunitetit të ashtuquajtur “rooftoppers”, persona që ngjiten në maja ndërtesash shumëkatëshe për të realizuar foto, video apo për të përcjellë mesazhe publike. Ivan Kuznetsov ka mbi 500 mijë ndjekës në Instagram, ndërsa Angela Nikolau rreth 1.8 milionë.

Autoritetet po hetojnë se si arritën të ngjiteshin në pjesën më të lartë të Empire State Building, ndërtesë që u përfundua në vitin 1931 dhe për shumë vite mbajti rekordin si më e larta në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ 29-vjeçarja shqiptare mbytet në plazhin e Porto Novos në Vlorë
Previous article SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT