• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJET/ Për ata që duan të eksplorojnë jetën detare, ju njohim me qytetin lundrues “City of Meriens”!
Home
Jetë

PAMJET/ Për ata që duan të eksplorojnë jetën detare, ju njohim me qytetin lundrues “City of Meriens”!

21 December, 2022 s.autor Jetë

Edhe pse ende një koncept, imazhet tregojnë planet e ardhshme për një qytet lundrues që mund të strehojë mijëra njerëz. Anija në formën e një “Manta Ray”, që do të marrë emërtimin “City of Meriens” duket si diçka nga një film fantastiko-shkencor dhe është projektuar për të lundruar në të gjithë botën me mijëra njerëz brenda bordit të saj.

Ai do të arrijë të strehojë deri në 7 mijë njerëz me një bollëk objektesh kërkimore dhe shkencore ndërsa endet në det të hapur, perfekt për adhuruesit e oqeanit. Sipas krijuesve të kësaj vepre madhështore ajo është projektuar për studiues, akademikë dhe studentë që duan të eksplorojnë jetën detare.

Për ata që duan të eksplorojnë jetën detare, ju njohim

Arkitekti ambicioz shpjegoi se ‘qyteti’ do të mirëpresë njerëz nga e gjithë bota dhe do të qeveriset nga standardet e Kombeve të Bashkuara. Pasi të ndërtohet, do të ketë një gjatësi totale prej 900 metrash, një gjerësi prej 500 metrash dhe brenda do të mbajë anije kërkimore deri në 90 metra të gjata. Ka plane për salla leksionesh, klasa, laboratorë, zona banimi, zona relaksi kulturor dhe sportive. “City of Meriens” do të jetë nën kujdesin e UNESCO-s përmes Komisionit Ndërqeveritar Oqeanografik.

Ka marrë emrin “Anija e lirisë”, por në fakt është një qytet lundrues, në gjendje të mbajë deri në 100 mijë “banorë”. Rikujtojmë, se anija gjigante është ende një projekt, të cilin shumë prodhues janë përpjekur ta sjellin në jetë, por për momentin nuk ia kanë dalë dot. Propozimi i parë për të ndërtuar një anije të tillë është bërë që në fillim të viteve 1990, nga kompania amerikane ‘Freedom Cruise Line International’. Ky projekt ka qenë një ëndërr e hershme e inxhinierit nga Florida, Norman Nixon, i cili ndërroi jetë në vitin 2012. /TAR/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 25 VITESH MUNGESË/ Elsa Lila ‘rrëqeth’ me rikthimin e saj në skenën e “Festivalit të Këngës”
Previous article RIKTHEHET COVID-19 NË KINË/ SHBA i frikësohet përhapjes së një vale të re

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT