• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAMJET/ Pas 15 vitesh, zbulohet super vila e Bashës në Holandë
Home
Politikë

PAMJET/ Pas 15 vitesh, zbulohet super vila e Bashës në Holandë

24 April, 2021 s.autor Politikë

Në deklarimin e parë të pasurisë, në vitin 2005, Lulzim Basha përfshin një shtëpi me vlerë 270 mijë euro të blerë në Holandë.

Asnjëherë nuk është bërë e ditur as adresa, as vendndodhja, as viti i blerjes dhe as burimi i pasurisë me të cilin u ble. Dihet vetëm që kjo pronë u sigurua gjatë ose pak pas përfundimit të studimeve të Bashës në Universitetin e Utrehtit.

Në një vend si Holanda, ku të dhënat e privatësisë mbrohen me shumë kujdes, ka qenë për shumë kohë e pamundur të sigurohen të dhëna zyrtare në lidhje me këtë pronë.

Megjithatë, një kërkim i detajuar në dy faqe të specializuara, e para e specializuar për gjetje të dhënash personi, Infobel (https://www.infobel.com/nl/netherlands/) dhe e dyta, numratori telefonik i Holandës, www.detelefoongids.nl, shfaqin një rekord dhe nje adrese.

Fillimisht, në numratorin telefonik dhe faqen e gjetjes së të dhënave, “Lexo.al” kontrolloi me togfjalëshin Lulzim Basha, për të cilin nuk u shfaq asnjë e dhënë.

Kërkimi i dytë u përqendrua tek bashkëshortja. Në ndryshim nga vetë Basha, zonja Basha është një shtetase holandeze, e cila ka hequr dorë vite më parë nga pasaporta shqiptare.

Për këtë arsye, këto dy faqe shfaqin një të dhënë unike. Fotoja dy dhe tre tregojnë se në kërkimin me togfjalëshin “Aurela Basha”, shfaqet rekordi A.Basha.

Në të gjithë Holandën, siç provon fotoja numër tre, me këtë mbiemër shfaqen vetëm tre rekorde, A.Basha dhe dy prona, një fizike dhe një biznes, të cilët nga emri duket se janë shtetas me origjinë apo shtetësi të një vendi arab.

Numratori telefonik shërben për të zbuluar adresën e kësaj prone, që figuron në rrugën Frederkseplein, 72, 7231KH, qyteza e Warnsveldit.

Përmes “Google Maps” është e mundur që të vizitohet rruga e saktë në të cilën gjendet prona dhe të arrihet deri në destinacionin konkret të saj.

Në vendndodhjen e paraqitur nga “Google Maps” shfaqen tre vila rezidenciale, në një rrugë pa krye, pra nje rruge qe perfundon me keto prona dhe nuk ka dicka te arritshme pas tyre, duke bere qe keto te jene pronat me eksluzive te kesaj rruge. Me “Google Street View” mbërrihet tek adresa me banesat numër 72-73-74.

Nga “Maps” është e vështirë të shquhet se cila mes tyre është banesa me numrin e regjistrimit 72.

Megjithatë, fotot 4-5 shfaqin se cila është vila kryesore e dyshuar, në pronësinë e A. Basha. Foto 8 shfaq vilën ekzakte nga ajri.

Ndërkohë, fotot 6-7 janë marrë nga premisat e kësaj banese, në rrugën kryesore që të çon në këtë rezidencë.

Warnsveld është një qytezë prej 9 mijë banorësh https://en.wikipedia.org/wiki/Warnsveld, shumë pranë qytetit të madh të Arnhemit dhe më pak se një orë rrugë nga Amsterdami.

Warnsveld është një qytezë të pasurish, ndërtuar që në shekullin e nëntë, me një PBB për frymë prej 33 mijë eurosh në vit, 110% më e lartë se mesatarja e 27 vendeve anëtare të BE.

Bashkëshortja e kryetarit të opozitës, Aurela Basha, u zhvendos në Holandë në vitin 1993 dhe ka qëndruar në këtë vend me rezidencë të përhershme deri në vitin 2007.

Në profilin e saj në “Linkedin”, ajo shfaq se ka studiuar dhe punuar në Utreht, Amsterdam dhe “zonën pranë Amsterdamit”, por asnjëherë nuk është saktësuar se ku ka qenë rezidenca si dhe rezidenca e familjes Basha gjatë të gjithë këtyre viteve.

        

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTIZANI-KUKËSI/ Ndizet sfida në "Air Albania", Asani ndëshkon "Verilindorët" me një SUPER GOL (VIDEO)
Previous article FITORE E MERITUAR/ Vllaznia mposht me përmbysje Skënderbeun dhe “kërcënon” rivalët

s.autor

Postime të ngjashme

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave Breaking News

"PRANIA BESNIKE"/ Zbardhen raportimet, ankesat e mbledhura dhe porositë e kryeministrit! Rama: Procesi duhet të vijojë sipas objektivave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT