Një makinë ka shpërthyer në flakë ndërsa ka qenë në lëvizje.
Për fat të mirë raportohet se nuk ka të lënduar, ndërsa makina është dëmtuar mjaft.
“Më datë 13.05.2019, rreth orës 08:15, në lagjen Nr.4 Durrës , ka marrë flakë në ecje dhe është djegur automjeti që drejtohej nga shtetasja E.T., 27 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 13 Durrës.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.




