Pavarësisht kapriçove të motit dhe panikut për rritjen e numrit të të infektuarve nga Covid-19, qytetarët e Durrësit kanë vazhduar plazhin pa u shqetësuar.
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë shfrytëzuar rrezet e diellit në mesditë për të marrë rreze.
Ndërkohë, për shkak të pandemisë duket se të gjithë i janë rikthyer stilit të vjetër të pushimeve kur plazhi bëhej me aksesorë dhe ushqime të marra nga shtëpia.










