Vlora mbetet një nga qytetet më problematike sa i përket kriminalitetit, sidomos gjatë periudhës së verës. Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme
Në lagjen “Isa Boletini” një person mbeti i plagosur me thikë. Ngjarja u regjistruar rreth orës 19:00, ndërsa i plagosuri është një 25-vjeçar, që është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Një klient i berberhanes ka plagosur praktikantin. I riu ka marrë goditje afër zemrës. Gjendja e tij paraqitet e rëndë. Sherri dyshohet se ka ndodhur për motive banale.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çoi në përdorimin e armës së ftohtë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Gjendja shëndetësore e të riut nuk dihet ende, ndërsa uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.


