Kati i pestë i një pallati në Kamzë është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, ku fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerëz.
Policia ka njoftuar se ka bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe se zjarrfikësit kanë shuar flakët. Gjithashtu njoftohet se trupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:25, në Kamzë, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati.
Shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale, pasi është bërë evakuimi i menjëhershëm i banorëve.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.



