• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Iu bllokuan 50 milionë euro pasuri, mes të akuzuarve edhe “VIP”-a të Instagramit
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Iu bllokuan 50 milionë euro pasuri, mes të akuzuarve edhe “VIP”-a të Instagramit

28 June, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

50 milionë euro pasuri në pronësi të 7 personave, të dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës. Në një njoftim për mediat, organi i akuzës thotë se nën sekuestro janë vendosur gjithashtu edhe subjekte tregtare po në pronësi të personave në fjalë.

Gazetari Besar Bajraktaraj, në mesin e personave që u është sekuestruar kjo pasuri janë Elman Abule dhe bashkëshortë Kristian e Drilona Boçi, këta të fundit personazhe të njohur në rrjetet sociale.

Prokuroria e Tiranës thotë se Elman Abule në bashkëpunim me Kristian Boçin dhe personat e tjerë, kryesisht familjarë të këtij të fundit, kanë themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin maskimin e kryerjes së aktiviteteve të paligjshme, një skemë e mirëfilltë e pastrimit të parave.

Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se Elman Abule në bashkëpunim me shtetasin Kristian Boçi, E.B etj., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre. Elman Abule rezulton i dënuar në Belgjikë, ku ka kryer edhe dënimin në kuadër të grupeve kriminale. Gjithashtu nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka konsumuar edhe veprën penale të “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

“Në kuadër të veprimtarisë së tij të paligjshme, Elman Abule ka themeluar një sërë shoqërish tregtare, me qëllimin të maskojë kryerjen e aktiviteteve të paligjshme nga ana e tij, me veprimtari të konsideruara si të ligjshme. Ky shtetas, nëpërmjet krijimit të një sërë kompanive, disa prej tyre nën administrimin edhe të Kristian Boçit, apo V. A., kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të produkteve të veprës penale”, thotë prokuroria e Tiranës.

Akuza zbulon edhe sesi funksiononte kjo skemë.

“Nga hetimi i kryer është konstatuar kryerja e disa veprime fiktive si p.sh.: shitje-blerje automjeti, ku në të njëjtën ditë është kryer anulimi i veprimit juridik, duke u shitur më tej mjeti me çmim shumë të lartë, marrja e kredive nga banka të nivelit të dytë, në nivele të pajustifikuara, ku vetë banka çuditërisht del edhe garant i shumave të dhëna, krijimi i shoqërive fiktive, të cilat është provuar se pavarësisht se nuk kanë kryer aktivitet financiar kanë pasur rritje të dukshme të kapitalit themeltar, dhënia e huave në shuma të konsiderueshme, por duke mos u justifikuar burimi i ligjshëm i krijimit të tyre, krijimi i shoqërive me kuota të përbashkëta midis shtetasve Elman Abule dhe Kristian Boçi, apo midis Kristian Boçi dhe E. B., duke u përcaktuar vlera të mëdha të kuotave, por të pashlyera nga ortakët respektive, blerja e HEC-eve me vlera të konsiderueshme, por të papërligjur burimi i të ardhurave, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Grekët kapin tre shqiptarë me kokainë, armë dhe valutë të huaj. Publikohen emrat…
Previous article SKANDALI TE ONKOLOGJIKU/ Tjetër akuzë për mjekun Edmond Gashi! Theu 'arrestin e shtëpisë' dhe shkoi në...

s.autor

Postime të ngjashme

U VRANË ME ARMË GJAHU NGA ISH-DHËNDRI/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec Aktualitet

U VRANË ME ARMË GJAHU NGA ISH-DHËNDRI/ Përcillen në banesën e fundit bashkëshortët në Roskovec

DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK Aktualitet

DYSHOHET SE ISHTE PJESË E SHERRIT TË DENIS TAFILIT/ AMP sekuestron armën e policit të Durrësit! Efektivi mohon njohjen me të kërkuarin nga SPAK

“PLAS” KEQ SHERRI MES KUSHËRINJVE NË LUSHNJE/ Plagoset me thikë 71-vjeçari Aktualitet

“PLAS” KEQ SHERRI MES KUSHËRINJVE NË LUSHNJE/ Plagoset me thikë 71-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT