Kjo e martë 24 maj, ka shënuar një fluks të lartë të udhëtarëve që mbërrijnë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit.
Shkak për këtë është bërë finaljen e Ligës së Konferencës që do të zhvillohet mbrëmjen e të mërkurës në stadiumin “Air Albania”, mes ekipit të Romës dhe Feynoord-it.
Gjatë ditës së sotme, në aeroportin e Rinasit parashikohet të ketë 142 fluturime, 18 prej të cilëve janë avionë që sjellin tifozët e dy skuadrave.
Ndërkohë që ditën e nesërme parashikohen 176 fluturime. Ky fluks i shtuar i trafikut ajror shoqërohet dhe me radhë të gjata në pikën hyrëse të kontrollit të pasaportave, siç shihet në pamjet e mësipërme.
Burime bëjnë me dije se policia po bën ndarjen e tifozëve të Romës dhe Feynoordit veç e veç, në mënyrë që të shmanget përplasja mes tyre.