Në rubrikën tonë ” Spring në Alpe” një vëmendje të veçantë ndër të tjera i kushtojmë këndvështrimit të të huajve për Shqipërinë.
Së fundmi është publikuar albumi fotografik italian i realizuar në Shqipër në vitet 1940.
Xhuzepe Masani ishte fotograf italian. Megjithëse nuk ka të dhëna të sigurta për të, duket se ka lindur në Rimini në vitin 1901 dhe ka studiuar ne Universitetin e Bolonjës duke filluar në vitin 1920. Masani u bë ithtar i flakët i lëvizjes fashiste dhe doli në pah me një album fotografik për Musolinin dhe fashizmin: La sua terra [Toka e tij], Bergamo 1936.
AlpeNews.al do ju sjellë çdo ditë nga një foto të albumit të shoqëruar me domethënien e saj.
Fotoja më poshtë është e shkrepur në Tiranë, ku siç shikohet ndërtesa aktuale e Fakultetit Politeknikik ka qenë që në atë kohë.
Kjo është një tregues i rëndësishëm për vlerat që ka kryeqyteti ndër vite.
Përgatiti:AlpeNews.al