Piramida është simbol i “rezistencës” së kohës prej shumë vitesh tashmë.
E pozicionuar në një prej bulevardeve më të rëndësishëm (osë thënë më saktë më i rëndësishmi) i kryeqytetit, piramida po tentohet të kthehet në një destinacion kulturor për të rinjtë dhe për të gjithë artdashësit.
Këtë e ka bërë me dije para disa kohësh edhe vetëm kreu i Bashkisë Veliaj.
Mirëpo ALPENews.al ka gjetur një foto të vjetër të Piramidës së viteve të mëparshme, në kohë kur ishte një muze dhe kishte një sërë aktivitetesh që organizoheshin në të. Jo vetëm kaq, holli i saj duket i sistemuar në mënyrë aq perfekte saqë çdo gjë ka zënë vendin e tij.
Le të shijojmë këto pamje nga kjo arkitekturë kaq e veçantë.
HISTORIKU DHE TË DHËNA
Është absolutisht një pike e rëndësishme turistike.
Duke qenë simbol i komunizmit famëkeq, ajo i ka rezistuar disa tentativave për ta shkatërruar nga qeveritë e mëparshme.
Por është ende aty, e parestauruar, si një shenjë e historisë mikse dhe kontradiktore të Tiranës.
Është inaguruar më 14 tetor 1988 si Muzeu i Diktatorit Enver Hoxha. Në formën e Piramidës, kjo strukturë u dizenjua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e dhëndrit dhe vajzës së Enver Hoxhës. Ndërtimi nisi në 1986 dhe përfundoi ne 1988, duke shërbyer si muze për trashëgiminë e tij deri në 1991. Pas vitit 1991 u kthye në qendër konferencash dhe panairesh.
Emrin Piramidë e mori nga Lëvizja e Dhjetorit 1990, për shkak të formes së saj arkitektonike, por edhe për shkak të lidhjes së saj si simbol me diktaturën. Emri zyrtar i saj është “Qendra Kulturore Ndërkombëtare Pjetër Arbnori. Piramida mbetet një pjesë arkitekturore e periudhës komuniste dhe historisë së saj.
/ALPENews.al



