Në varrezat e Thumanës po kujtojnë sot familjarët dhe të afërmit që humbën jetën nën rrënjojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.
51 persona u nxorën të pajetë u nxorën nga rrënojat që la pas tërmeti, 25 viktima në Thumanë, 25 në Durrës dhe 1 në Lezhë. Sot të afërmit e viktimave kanë shkuar në varrezat e Thumanës ku me lot dhe dhimbje kanë vajtuar familjarët e tyre.
Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Më shumë se 3000 qytetarë të tjerë mbetën të plagosur.
Ndërkohë, edhe Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit.