Shkon ne 91 numri i viktimave nga tërmeti me magnitugë 7.0 që goditi ishullin Lombokut në Indonezi, njoftuan autoritetet lokale.
Një bilanc tragjik dhe shifer qe eshte rritur ne menyre dramatike oret e fundit. Kjo u njoftua nga Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive, e cila ben me dije se buxheti është i destinuar të rritet pasi shpëtuesit nuk kanë arritur ende të futen në disa nga zonat më të goditura në veri të ishullit.
Zëdhënësi Sutopo Purwo Nugroho foli për dëmtime katastrofike në veri të Lombokut, ku qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë dëmtuar.
Turistët perëndimorë kane pare tmerr me sy, nderkohe qe shumë hotele janë evakuuar. Disa postime në mediat sociale tregojnë se edhe në Bali, ku ndihej tërmeti, pati dëme për ndërtesat dhe qendrat tregtare.
Autoritetet indoneziane lëshuan fillimisht edhe një alarm për Tsunami, por që më pas e tërhoqën.
Tërmeti ka sjellë edhe dëme të shumta materiale. Shumë ndërtesa janë shembur plotësisht apo pjesërisht.
Policia i bëri thirrje popullsisë të ndjekë rregullat e sjelljes të parashikuara në këto raste.
Lëkundjet e tokës vijnë pas një tërmeti tjetër që goditi ishullin e arqipelagut indonezian, një javë më parë e që i mori jetën 16 personave.
Indonezia është e ekspozuar ndaj tërmeteve pasi ndodhet në unazën e zjarrit, linjën që përshkon të gjithë oqeanin paqësor, ku përllogaritet se ndodhin 90 përqind të tërmeteve të botës. Po në këtë linjë ndodhet edhe më shumë se gjysma e vullkaneve aktivë të botës.










