Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin këtë mbrëmje, ku një 33 vjeçar i identifikuar si Madrit Ulqinaku ka mbetur i vdekur, pasi ndaj tij është shtënë disa herë me armë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, në afërsi të “Elbasan Arena”, kur i riu sapo ishte larguar nga lokali dhe i ishte drejtuar makinës së tij.
Mësohet se ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin he kapjen e autorit apo autorëve.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.