Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet, pranë Prokurorisë së Tiranës në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.
Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se një grua rreth 61 vjeçe është hedhur nga kati I tretë I banesës ku jetonte.
Të njejtat burime theksojnë se ajo vuante prej kohësh nga çrregullime mendore.
Në vendngjarja kanë mbërritur ambulance dhe policia por fatkeqësisht gruaja ka ndërruar jetë.
Siç shihet edhe nga pamjet, ngjarja e rëndë ka krijuar panik edhe tek banorët.