Trupa të varur në mes të rrugës, ishte kjo përgjigja për masakrën që shkaktuan militantët e ISIS në një qytet sirian, që i morën jetën më shumë se 200 personave.
Në disa sulme të koordinuara të mërkurë, grupi ekstremist la gjithashtu me qindra të plagosur në qytetin jugor të Sweida.
Në hakmarrje për këtë masakër, milicia pro-qeveritare u kundërpërgjigj duke ekzekutuar disa prej militantëve nëpër rrugë, në mes të ditës.
Më pas trupat e tyre u varën.
Sipas asaj që shkruan The Sun, një ditë pas ngjarjes së rëndë në qytet u mbajtën varrime masive.
Sweida ishte skenë e disa sulmeve vetëvrasëse me bombë, përfshirë një, në një treg perimesh tejet të populluar, duke lënë pas një shkatërrim të vërtetë.


