• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET E RËNDA/ Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare lë pas dy të vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET E RËNDA/ Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare lë pas dy të vdekur dhe tetë të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

16 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një parakalim i rrezikshëm dyshohet se është bërë shkak i një aksidenti të rëndë rrugor që la dy viktima dhe tetë të plagosur në Caravaggio, në Itali, ku u përfshinë katër automjete.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës, më 15 mars, në rrugën provinciale 185 “Rivoltana”, në segmentin që të çon drejt Mozzanica, pranë një restoranti të zonës. Dinamika e aksidentit po hetohet nga Policia Rrugore e Treviglio

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga një makinë tip Mercedes C180. Në timon ishte një 29-vjeçare me origjinë shqiptare, residente në Calvenzano.

aksident itali shqiptarja (2)

Gruaja dyshohet se tentoi të parakalonte një Volkswagen Sharan ku udhëtonte një familje me pesë persona nga Madignano, në provincën e Crema.

“Dëshironte të më parakalonte, por më pas kuptoi se nuk kishte hapësirë dhe u përpoq të kthehej në korsinë e saj duke më goditur anash, gjë që më bëri të humbas kontrollin”, rrëfeu drejtuesi 48-vjeçar i Volkswagenit.

Makina e tij doli fillimisht nga rruga, mori baltë në rrota dhe më pas u rikthye në asfalt duke u rrotulluar, derisa përfundoi duke u përplasur me një Jeep që drejtohej nga një 74-vjeçar nga Fontanella.

aksident itali

Pas përplasjes së parë, edhe Mercedes-i humbi kontrollin dhe përfundoi në korsinë e kundërt. Në atë moment nga drejtimi i kundërt po vinte një Citroen C5 me një familje prej pesë personash nga Cernusco sul Naviglio.

Në makinë ndodheshin një 38-vjeçar në timon, bashkëshortja e tij 35-vjeçare, dy vajzat e tyre 5 dhe 6 vjeç, si dhe vjehrra 73-vjeçare. Në automjet ishte edhe qeni i familjes, një Golden Retriever.

Mediat italiane shkruajnë se përplasja mes dy makinave ishte frontale dhe shumë e fortë. Mercedes-i u shkatërrua në pjesën e përparme dhe u rrotullua disa herë, ndërsa Citroen-i doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

aksident itali shqiptarja (3)

38-vjeçari Fabio Saladdino dhe vjehrra e tij 73-vjeçare Adele Villa u plagosën rëndë dhe, pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve, humbën jetën pak më vonë.

Për të nxjerrë viktimat nga makina, zjarrfikësit u detyruan të presin karrocerinë e automjetit. Dy vajzat e vogla shpëtuan pa lëndime të rënda dhe u dërguan përkohësisht në restorantin pranë vendit të aksidentit për t’i larguar nga skena e tragjedisë. Nëna e tyre, Silvia Goretti, u transportua me helikopter në gjendje jo kritike në spitalin Papa Giovanni XXIII Hospital në Bergamo.

 Fabio Saladdino
Fabio Saladdino

Edhe 29-vjeçarja shqiptare u dërgua me helikopter në spitalin civil të Brescia me plagë kryesisht në këmbë.

Sipas avokates së saj, Carlotta Filippi, klientja po kthehej drejt shtëpisë së saj në Calvenzano dhe një makinë tjetër mund të ketë qenë shkaku i situatës që çoi në përplasjen fatale.

Ndërkohë, momenti i aksidentit dyshohet se është filmuar nga kamerat e sigurisë së restorantit pranë vendit të ngjarjes. Pamjet janë sekuestruar nga policia për hetime të mëtejshme.

WhatsApp Image 2026-03-16 at 13.33.24

aksident itali shqiptarja (1)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë la pas Jürgen Habermas
Previous article PD MBLEDH KUVENDIN KOMBËTAR MË 6 QERSHOR/ Ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

s.autor

Postime të ngjashme

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva Aktualitet

"PLAS" SHERRI NË QENDËR TË TIRANËS/ Shoferi i autobusit dhe i makinës godasin njëri-tjetrin me leva

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan... Aktualitet

ARRESTIMI DHE DËNIMI ME BURG I 34-VJEÇARES BASHKË ME FOSHNJËN/ Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan...

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë Aktualitet

PUNËSIMI I MUÇI SHALJANIT NË POLICI/ Dënohen dy ish-zyrtarët e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT