Pamje nga përplasja e të miturës nga një kamion janë publikuar në mediat greke në formë sensobilizimi. 7-vjeçarja u përplas për vdekje, ndërsa kushërira e saj 12-vjeçare mbeti e plagosur rëndë. Ato ishin të shoqëruara nga një grua e cila ishte halla e tyre në momentin që po kalonin rrugën.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka folur edhe babi i vajzave i cili ka deklaruar se pak kohë më parë ka humbur vëllanë dhe vjehrrën, dhe kjo është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë dikujt.
“Nuk di ç’të them. Të paktën mos ta bëjë përsëri, por kjo do të ndodhë sërish. Ata janë të rrezikshëm, nuk kanë arsim, nuk e kam imagjinuar kurrë se do ta përjetoja këtë gjë”.-ka thënë ai për shoferin e kamionit.


