Pushimet për pak u kthyen në tragjedi për një familje në Britaninë e Madhe, pasi një vajzë rrezikoi të mbytej teksa u tërhoq nga dallgët e fuqishme të detit.
Kalimtarët u tronditën kur panë vajzën duke u tërhequr zvarrë nga vendi ku ajo po luante, në Ilfracombe Harbour, në veri të Devonit.
Një grup prej katër fëmijësh po luanin buzë një ure gjatë baticës, kur një dallgë e rrëzoi vajzën dhe e tërhoqi mes kangjellave, duke e hedhur në det.


