Mëngjesin e së dielës, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:10, një mjet tip fugon me targa AC701AJ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për nxjerrjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Autoritetet pritet të bëjnë publike identitetin e viktimës dhe të plagosurve, si edhe detaje të tjera mbi ngjarjen.




