Dëshpërimi për tu siguruar një jetë më të mirë fëmijëve, ka bërë që disa nëna afgane të hedhin të vegjlit e tyre përtej murit rrethues të Aeroportit të Kabulit.
Një përpjekje e dëshpëruar për tu krijuar atyre një mundësi të re jete, një mundësi për të ëndërruar.
Një oficer i lartë tha se ata nuk kishin zgjidhje tjetër. Situata është jashtë kontrollit. Është e tmerrshme, gratë po i hedhin foshnjat e tyre sipër telave me gjemba, duke u kërkuar ushtarëve t’i merrin. Një grua, duke përqafuar djalin e saj, i tha reporterit të transmetuesit britanik se burri i saj u bashkua me talebanët dhe filloi ta rrihte përsëri.
Por edhe pse fëmijët po e kalojnë atë, nuk ka asnjë garanci se fëmijët do të arrijnë në perëndim, pasi ka shumë deklarata se fëmijët e pashoqëruar nuk do të mund të dërgohen jashtë.
People are so desperate to escape the #Taliban that they’re passing babies and kids forward to the gate at #Kabul airport. #kabulairport #AfghanEvac pic.twitter.com/6NSlIffrD1
— Matt Zeller (@mattczeller) August 18, 2021


