Ndonëse qeveria ka vendosur masa të reja pas grumbullimit të qytetarëve në tregje duke mos respektuar distancimin social, në Librazhd ky fenomen ka vijuar edhe sot.
Me anë te një reagimi, bashkia e Librazhdit i bën thirrje njësive tregtare të marrin masa ose përndryshe do mbyllen teksa thekson se askush nuk mund të vdesë për lakra apo portokalle. AlpeNews.al
Reagimi i Bashkisë Librazhd:
“Kjo është një çmenduri !!!
Ne nuk mund të lejojmë që disa persona të papërgjegjshëm të na marrin në qafë të gjithëve për shkak të papërgjegjësisë tyre.
Policia Bashkiake e cila ka bëre një punë fantastike deri tani,por që e ka të pamundur të shoqëroj çdo person që nuk zbaton rregullat e luftes,ka marrë urdhër të mbylli cilindo njesi sherbimi që nuk zbatohen rregullat e distancimit social.
Është detyrë e atyre subjekteve të administrojnë rregullat në hapësirën e tyre tregtare !!!
Ne nuk mundemi që përkujdesja e 99% banorëve shembullorë të Bashkisë te hidhet në erë ditën e hënë kur deshira e disave pêr të pasur qep e lakra sa më parë,prevalon mbi rrezikun e humbjes se jetës.
Askush nuk ka vdekur dhe nuk vdes për një tufë lakra,qep apo portokalla.”