Rreth orës 13:40 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor. Sipas burimeve nga vendngjarja në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një tjetër automjet tip i vogël, raporton gazetari Fatmir Popja.
Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë për të bërë të mundur transportimin e të lënduarve dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment.



