• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pamje të rënda/ Ekzekutohet me plumb në prani të gruas shefi i policisë meksikane
Home
Nderkombetare

Pamje të rënda/ Ekzekutohet me plumb në prani të gruas shefi i policisë meksikane

5 December, 2017 g.autor Botë, Nderkombetare

Edgar Perez de la Pena, shefi i njësisë speciale të policisë meksikane është ekzekutuar në prani të gruas së tij, nga vrasës me pagesë, një skenë e rëndë e ngjashme me filmat për mafian.

De la Pena ishte duke ngrënë drekë me gruan e tij në një restorant në qytetin Cuauhetmoc në veri të Meksikës, kur dy burra shihen duke u futur në restorant dhe ulen prapa tij. Por sapo ulen, njëri prej tyre ngrihet më këmbë dhe qëllon shefin e policisë me armë pas koke.

Restoranti ishte plot me klient, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë ngjarjen e tmerrshme.
Vrasësit largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, kurse gruaja e tij bërtet dhe qan pa pushim. Vrasësi dhe shoqëruesi i tij besohet se janë larguar me ndihmën edhe të dy personave të tjerë që po i prisnin para restorantit.

38-vjeçari Perez de la Pena ishte shef i njësisë speciale të policisë meksikane. Në janar, Perez ishte lavdëruar nga kolegët në një ceremoni të veçantë pasi kishte ndaluar një grua të bënte vetëvrasje.

Policia meksikane ka bërë të ditur se i është vënë pas dy autorëve që shfaqen në video.

Dhuna e armëve ka arritur përmasa epidemike në Meksikë ku kartelet e drogës kanë fuqi të madhe dhe korrupsioni shkon thellë përmes qeverisë, gjyqësorit dhe autoriteteve të tjera shtetërore. Në qershor, 2.234 vrasje u regjistruan në vend, duke e bërë atë muajin më vdekjeprurës të Meksikës në të paktën 20 vjet sipas të dhënave të qeverisë. Autoritetet në Meksikë regjistruan 12,155 hetime vrasjeje në gjashtë muajt e parë të 2017 – 31 për qind më shumë se 9,300 të regjistruara gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar./ panorama.com.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flet juristi: Kamikazët e klanit Berisha po tentojnë të më mbyllin gojën
Previous article FLOGERT MUÇA: Bruksel, negociatat 1 – balta 0

g.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT