Qyteti bregdetar i Sarandës gjithnjë ka qenë një prej destinacioneve turistikë më të kërkuar, si nga vetë shqiptarët, ashtu edhe nga të huajt.
Pamjet që ofron Saranda janë jo vetëm “përkëdhelëse” për sytë e të gjithëve, por gjithashtu plotësohet mrekullisht me mikëpritjen e banorëve, gatimet tradicionale, çmimet e përballueshme (mjaftueshëm për këdo që e viziton për herë të parë), si dhe në fund por ndoshta më e rëndësishmja pamja që ofron.
Pedonalja, plazhi, lokalet buzë detit, akullorja e ftohtë me bozë që është prej vitesh tashmë një specialitet në Sarandë, e shumë të tjera janë disa prej aryseve që tregojnë se ia vlen të pushosh në atë qytet.
ALPENews.al ju sjell një prej pamjeve më të bukura të Sarandës, pikërisht nga pjesa e molit të saj.
/ALPENews.al



