Saranda mbetet një prej “perlave” turistike që Shqipëria ka në jug të saj. Plazh, ushqim i mirë, diell thuajse në të gjithë ditët e vitit, gjelbërim, dhe gjithçka duhet për disa ditë pushimi çlodhëse pas një viti plot angazhime.
Turistët e huaj lexojnë për Sarandën jo vetëm në rrjetet e tyre të komunikimit (si “Lonely Planet”, “Trip Advisor”, apo blogjet e ndryshme të dëgjuara për kritikat e tyre turistike).
Por ata janë edhe të vëmëndshëm ndaj fotografive të cilat tregojnë një pjesë tjetër të bukurisë së vendit tonë.
E tillë është edhe kjo shkrepje (marrë nga profili i @adisshera) në rrjetin social “Instagram”, i cili ka kapur një cep mahnitës të qytetit bregdetar.
Turistë shqiptarë, dhe të huaj kanë ri-postuar fotografinë duke u mrekulluar nga vendi ku është kapur.
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



