Pamje dramatike kur një 55-vjeçare notonte e kapur pas një komerdareje në det pas 21 orëve, e “përcëlluar” nga dielli por gjallë, pranë brigjeve të Kretës.
Ky është momenti kur një pushuese ruse u shpëtua pasi u gjet shtatë milje afë bregut të detit nga roja bregdëtare.
Olga Kuldo, 55 vjeçe, u shpëtua kur u pikas nga një varke patrullimi kufitar që kërkonte për emigrantët e paligjshëm në brigjet e Kretës.
Pushuesja u rrëzua në det në Rethymno në veri të ishullit grek, pasi varka e saj u godit në një rrymë të forte erërash.
Qëndoi e kapur pas komerdares gjatë natës dhe kur u gjet ishte e skuqur nga dielli.
Imazhet dramatike tregojnë momentin kur ajo e lodhur përpiqet dëshpërimisht të kapet pas litarit që lëshoi helikopteri.




