Disa pamje të kamerave të vëzhgimit tregojnë një tornado që goditi një bankë në Mayfield, Kentucky fundjavën e kaluar, kur ato bënë kërdi dhe vranë të paktën 93 njerëz në pesë shtete.
Sipas mediave të huaja, dega e Bankës FNB në Mayfield – i njëjti qytet i Kentakit perëndimor ku tetë njerëz vdiqën në një fabrikë qirinjsh më 10 dhjetor – u shkatërrua nga një tornado në të njëjtën natë.
Dhe pamjet nga brenda bankës tregojnë pemët e Krishtlindjeve dhe posterat që dridheshin nga era ndërsa tornado afrohej.
Ndërkohë dritat fiken përpara se tornado të shpërthejë nëpër holl, duke “shpërthyer” dyert e xhamit dhe duke e bërë një pemë të Krishtlindjes të fluturojë.


