Nënkryetari i PD, Edi Paloka, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si të turpshëm çdo akt që kreu i qeverisë ndërmerr.
Paloka shkruan në ‘Facebook’ se Rama kur nuk bën dot ‘të fortin’ dhe arrogantin, luan rolin e viktimës që të ngjallë mëshirën e të tjerëve. Sipas tij, shefi i ekzekutivit është gati të përdorë dhe familjen për hir të karriges së pushtetit.
“I turpshem ne cdo akt qe ndermerr…Kur nuk ben dot “te fortin” dhe arrogantin, luan rolin e viktimes qe te ngjalle meshiren e te tjereve.
Per hir te karriges eshte gati te perdore dhe familjen madje dhe duke sajuar situata te paqena sic beri ne emisionin e Eni Vasilit apo dje ne Vlore”,


