Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga ambasadori amerikan Donald Lu gjatë ditës së sotme, sipas të cilit në Janar do të nisin arrestimet e peshqve të mëdhenj. Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se peshku i madh i krimit në Shqipëri është një dhe vetëm një, ai quhet Edi Rama.
Reagimi i plotë
“Peshq të vegjël, peshq të mëdhenj. Kush ha e kush do ta hajë?
Unë nuk mund të ç’kodifikojë kodet e askujt, po unë dhe gjithë shqiptarët dimë shumë mirë se “peshku i madh” i krimit në Shqipëri është një dhe vetëm një e quhet Edvin Kristaq Rama. Sa të vazhdojë të jetë ai kryeministër; një vit, një muaj, një jave, një ditë apo dhe një ore, krimi në Shqipëri do vazhdojë vetëm të rritet e fuqizohet…”, ishte ky reagimi i Edi Palokës në Facebook.


